Agim Jazaj: Tregu i mishit të bardhë…

610
Sigal

Nga: AGIM JAZAJ

***

Sapo kishte rënë një muzg i butë vjeshte, bashkë me gjethet e pemëve. Po

ecnim përmes pyllit të dendur të dritave, me vështrimin e tendosur në

xhamat e autobuzit. Nuk i njihnim mirë rrugët e Athinës, ndërsa gjuhën

pothuaj s’e zotëronim fare. Udhëtarët hypnin e zbrisnin…

Një çift i veshur mirë dhe të pashëm, mërmëritën me zë te ulët, përpara

këmbëve…

-Ulu- i foli shqip vajzës, duke i treguar sediljen qe ishte bosh, ngjitur me

mua. -Mund të uleni dhe ju këtu –i thashë djalit dhe u ngrita në këmbë, për të

zënë vendin bosh, përballë. Ai më falenderoi dhe u ul ngjitur me vajzën. Te dy të rinjtë, dukeshin tësapomartuar! Djali i qethur  dhe  i   rruar,  me  një  kostum pis  të  zi,   që llamburiste si luspat e peshkut nën rrezet e diellit. Vajza kishte veshur njëmini, fare të shkurtër, lartë mbi kokat e gjurit. Makiazhin e kishte vënë të rëndë,   saqë   edhe   qepallat   dukeshin   të   barrosura!   Bënte,   ç’bënte   dhe shpesh   përpiqej   të   zgjaste   minin,   për   të   mbuluar   kofshët   e   lëmuara.

Përpara mbante një çantë, si për t’u bërë pritë “dylbive” të ndonjë qejfliu.

Djali ishte në moshë shumë prapa, megjithatë sikur më shëmbellente. Ku

mund ta kisha parë? Vazhduam rrugën. Edhe ata nuk shiheshin në sy.

Po i afroheshim qëndrës se qytetit. Vajza u bë gati për të zbritur, duke

bërë këmbë për te dera e autobusit. Ndërsa djali s’e lëvizi vendin. Mu duk

se, e  përcolli   fare   ftohtë   vajzën   e   “sapomartuar”.   E  shoqëroi me   një

vështrim të stisur, sikur të mos ishin bashkë, fare të pa njohur….

Vajza ecte serbes ndanë trotuarit, paralel me autobusin e stopuar, përballë

semaforit.  Befas,   i hodhi   një  vështrim  vjedhurazi dhe  po  të  tillë,  me

ngritje të vetullave, i’u përgjigj dhe djali mbështetur faqen e tij në xhamin

e autobusit… Rrugëtim  është  dhe kushedi…

Nëse deri në ato çaste mendimi ishte i përfillshëm, i justifikuar për atë

çift “të martuar nga të parët” sikur me vërshoi një rryme e ftohtë ajri, më

bëri të tërin kallkan. Nën xhamat e syzeve, mundohesha të shihja vajzën,

që lamë pas dhe djalin që kisha përballë, për të fiksuar mbase portretin e

tyre. Vajza me minin ecte vetëm, si për të bërë autopsinë e mendimeve të

mia.   Po   shihja   vjedhurazi   djalin   e   pispillosur.   Eshtë   dhëndër,   që   e

nderova, apo kodosh dhe përsëri s’u turpërova?!

Edhe ndodh, që ndonjëherë të ngatërrojmë vetveten. Ndodh, që jeta me

“kapriçiot” e veta, të të drejtojë në rrjedhën trishtuese. Dhe trishtimi, që

për ne është bërë bashkudhëtar në jetë të të servirë trampolinën e ferrit.

I gjori njëri, duke kërkuar shtigje për të dalë nga terri, fantazia, e shtyn

në arsyetime të realizueshme dhe të  parealizueshme! Madje arsyetimi në

të tilla raste, bënë të vështirën të thjeshtë dhe të thjeshtën të vështirë. Pas

pak minutave, më në fund, u gjendëm në derën e apartamentit të Paulinit.

Mendova se, nuk do të më linte shije të hidhur, udhëtimi me trolin e parë.

Megjithëse ne, shqiptarët jetojmë gjatë me  të keqen. Dhe e keqja shpesh

sjell të keqën në portë. Megjithatë në këtë rast, asgjë e keqe nuk ishte

shfaqur. I ramë ziles së shtëpisë dhe prapa saj u dëgjua greqisht pyetja:

-Pios ine?  –

-Kush është?

-Aldua, Aldua -jam, i’u përgjigja.

U hap dera e jashtme dhe tek porta  e shtëpisë, kish dalë e shoqja e tij,

Vali.

Koka me ata pak flokë me ishte lagur nga vesa e hollë  e shiut, që nuk

dallohej me lehtësi. U përqafuam të përmalluar dhe zum vendet

Perfunduam dhe pyetjet e zakonshme dhe u justifikova per vonesën e

ardhjes.

Në rrëzë të qoshit të dhomës, qëndronte dhe një burrë. Pinte thellë cigaren

e duhanit. Hiri i tij i pa shkundur i kishte shkuar pothuajse tek gjysma e

cigares.

-Eshtë një mik i imi – ma prezantoi Paulini. Duket, se nuk e dalloi dhe

këtë prezantim, sepse nuk reflektoi  në kohë. Pastaj duke më prezantuar

mua tek ai; “Eshtë një mik ”. I preku gjurin me dorë si për të “zgjuar” dhe

atëherë tjetri reagoi, duke më vështruar dhe më tundi kokën.

-Qoftë shëndosh –iu përgjigj prezantimit. Mendova se do të ket ardhur

për të njëjtin sebep,  si dhe unë. I përfunduam dhe pyetjet e jetës këtu në

kurbet.

I panjohuri për mua dukej se nuk e ndiqte fare bisedën, sikur të mos

ndodhej fare në këtë bisedë. Ishte fare indiferent. Ishte mes atij ambjenti

dhe shfaqej se nuk ishte i pranishëm. Sikur i qen mbytur gjemitë!

-Është nga Tirana –thotë papritur Paulini, si për të thyer qetesinë.

-Me origjinë është nga…

-Tani  këtu në Athinë- është?

-Jo,  jo- është në Tiranë.

-Ka ardhur ka disa ditë.

Nuk pyeta më sepse po përgjigjej vëtëm i zoti i shtëpisë dhe kushedi

mendova…Burrit s’mund t’i jepje më shume se të pesëdhjetat. Kishte një

vështrim të thellë, ballin e lartë dhe fytyrën e thatë. Vriste vazhdimimsht

ballin. Vështronte sikur të komunikonte me diçka në tavanin e dhomës,

sikur kërkonte në vështrimin e tij të përqërndruar.

-Është gazetar, ky miku im -vijoi Paulini duke i’u drejtuar atij.

-Tjetri lëvizi kokën dhe hodhi vështrimin.

-Aldo, Aldo e quajnë…..

– Ndoshta kishte qëllim t’i largonte mikut të tij ngarkesën, me siguri i’a

dinte.

-E kam lexuar edhe këtu në emigracion,vazhdon të shkruaj.

-Gazetari edhe mund të na ndihmojë- tha me gjysëm zëri, tjetri i ardhur

nga Tirana, duke vështruar gjithë sy, sikur priste të miratoja se po mund

të ndihmoja.

-Kushedi çfarë mund të ket- thash me vete.

-Të dëgjojmë pastaj…

Po prisja  dhe unë nga ai  dhe ai duket se po priste nga mua, sikur të dija

se si e kishte hallin. Mbetëm në pritje të njëri -tjetrit. Duket se dhe kjo

“shkëndijë” e hedhur, u shua shpejt  në rrjedhën e bisedës. Pas pak, burri

u ngrit në këmbë .

-Po dal njëherë -i thotë të zotit të shtëpisë.

-Kthehu shpejtë – i thotë ky. I dhashë dorën.

I zoti i shtëpisë sipas rastit e përcolli te dera.

-Diçka mërmëriti në intimitet.

-Mirë u pafshim, zoti gazetar!-më përshendeti.

Pa mësuar kërkesën se për çfarë mund të ndihmoj, na dha dorën sërishmi

dhe hapi derën.

Iku nëpër dritat e shumata, në zymtësinë e mendimeve.

Mbetëm të dy me Paulinin, ndërsa zonjat  kishin kaluar në dhomën tjetër

dhe bënin muhabetet e tyre.

-Ka një mal me halle, i gjori- tha Paulini.

-Një zot e di se ç’heq shpirti i atij njeriu.

Po e shihja në bebe të syrit. Ç’farë kishte miku i tij nga Tirana. Ç’farë të

ket? Bota është e ngarkuar me halle. Në botë, nuk gjen njeri pa brengë.

Nuk thonë kot: “Halli, hallit nuk i ngjan”.

Para ca kohësh, i ka ikur vajza nga shtëpia. Ishte në Universitet, dega e

biznesit. Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur, as nënës nuk i kishte thënë

gjë. Tundi kokën dhe më vështronte sikur të dija vendndodhjen e asaj

vajze. Dy gisht letër i kishte lënë sipër tavolinës, vajza: “Unë po iki.”As

poshtë saj “ju puth, as vajza juaj”…

Kaq ishte letra e shkruar, që u ka përvëluar zemrat atyre njerëzve. Atë

copë lëtër i ati, burri që u largua nëpër terrin e natës, nëpër Athinën e

qytetëruar, e mban në xhep…

Një ditë prej ditësh, sikur i shkrepi një rreze drite dhe për prindërit e

gjorë. Një zë nga telefoni i komshiut: “Jam mirë, mos kini merak”. Kaq

ishte. Ishte, apo nuk ishte, zëri i vërtetë i saj? Kur e kishte pyetur se ku

ndodhej, menjëhërë i ishte mbyllur telefoni! Dhe më shumë ishte hapur

plaga, në atë familje. Gjithçka kishin kuptuar, se jeta e vajzës, ishte në

duart e të tjerëve, të piratëve të kohës. Nuk kaloi shumë dhe i ati, i’u

drejtua vehtes.

Bleu një vizë 4 mujore dhe ka ardhur këto ditë këtu, nëpër Athinë, kërkon

e pyet, po kë? Ku të drejtohet? Asgjë nuk di, ku të shkojë?

Miku im Paulini, mbaroi rrëfimin për mikun e vet, mu lut mua, se diçka

duhet të bëja, për këtë fatkëq!

E çfarë mund të bëja, çfarë?

Sa shumë shkrime bëhen për tema të tilla! Dhe kjo plagë, nuk po shkon

drejtë mbylljes, përkundrazi.

Më sëmbuan në shpirt fjalët e  Paulinit  dhe burri që iku në mugëtirën e

asaj nate për të   kërkuar, atë që i dhëmb shpirti. Tymi i duhanit, kishte

rënë si mjegull deri në dysheme. Mendova se, diçka mund të cingrisja si

dhe për të plotësuar dëshirën e mikut tim Paulinit, sidoqoftë, këto janë

“krisma në ajër”. Në atë bisedë e sipër duket se përpara syve më “mbin”

çifti i lumtur”, që ju lirova vendin në autobus, gjatë udhëtimit për këtu.

Vajza me mini dhe djali, apo djalli, i pispillosur dhe përshëndetjen e tyre

të stisur, zbritjen e vajzës në vendin e “ferrit”. Po jetonim të dy në ato

çaste me brengën  e këtij njeriu.

Koha po mblidhte. U ngritëm  të ktheheshim përsëri, në shtëpinë tonë të

refugjatit. I zhytur në rrjedhën e asaj tragjedie! Dito kuptoi diçka.

-Të shoh ndryshe, të shqetësuar, çfarë ka ndodhur?-.

-Asgjë nuk ka ndodhur rreth nesh?- i thashë si për ta qetësuar dhe të

ndërpriste pyetjet. I telefonova një shokut tim, në një gazetë që botohet

këtu në Athinë, në gjuhën shqipe. I dhashë idenë e shkrimit shkurtimisht,

për ta botuar në një numër të afërt të gazetës.

Redaktorit i pëlqeu dhe u angazhua se, do ta botojë një shkrim të tillë, sa

me shpejt.

Më dha adresen e redaksisë dhe kohën se kur do të takoheshim.

Të   nesërmen   në   mbasdite,   u   nisa   për   në   redaksi,   me   shkrimin   e

përgatitur, titulluar: “Plagë e hapur”.

Po kontrolloja rrugët, me adresë të shënuar në bllok. Rreth   e rrotull,

vëreheshin   lëvizje   të   femrave,   rracave   dhe   të   jepnin   përshtypjen   e

lëvizjeve jo të zakonshme. Aty, në kthesë, mu duk se, një ditë me parë,

më humbi nga vështrimi vajza me mini…

Njihej si zonë e ushtrimit të prostitucionit, ose shitje e mishit të bardhë.

Përgjatë rrugës lexoheshin në anglisht, dy tre hotel të vjetër.

Semafori jeshil, më urdhëroi udhë kalimin. Bëra këmbë . Një britmë e

fortë më stopoi përsëri në vend. U hutova i tëri. Mu duk shumë e afërt,

rrënqethëse .

-O zot -thashë dhe këtu s’po na ndahen klithmat. Nuk e dallova për

momentin, se nga po dilte.  Leshërat e kokës, mu ngritën përpjetë. Gjithë

kalimtarët u stopuan dhe vështronin të çartur. Vështrimi i kalimtarëve

drejt hotelit përballë, saktësoi burimin e atyre klithmave.

Pas pak, ja behën dy a tre polic, në derën e hotelit. Hyjnë rrëmbimthi

drejtë shkallëve të tij .

– Ç’ të ket ngjarë? -pyesnin njerëzit.

Një makinë  e vogël e policisë, zuri vend pranë  derës së hotelit.

Policët, hapën dyert, rrinin në gadishmëri. Komunikuan me radio. Policët,

që sapo hynë brenda, dolën duke shoqëruar një vajzë, e cila mundohej të

shmangej nga vështrimi, me një mini të shkurtër… Pas saj, një meso

burrë   dhe   ky   me   të   njëtin   “fat”,   atë   të   shoqërimit   nga   dy   policë   të

tjerë.Vetëtimthi,  i futën brenda në makinën që priste gjahun me dyer të

hapura.

Mos isha në ëndërr!?

Fshij sytë!

Ç’po   ndodh   kështu?   Është   e   vërtetë   kjo   që   më   shëmbëllejnë?…

Ndodhesha pranë fare. S’po gabonin sytë.

Ajo ishte, ajo që kisha parë një ditë më parë dhe po ai burri, që kisha

Takuar   tek   Paulini.   Ai   ishte,   ai…   Prapa   e   ngakan   kusuret,   këtë

kusuremadhin. Edhe këtu, më doli përpara. E vështrova dhe një hërë në

ndënjesën e pasme të veturës, tek la mbrapa misterin.

Harrova krejtësisht, se më priste redaktori, sipas mareveshjes që kishim

bërë. Zemra sa s’mu  shkul nga vendi. Burri i ardhur nga Tirana, ishte ai

që kërkonte vajzën e vet! Ai që ishim takuar një natë më parë, te Paulini.

Ai kërkonte, kërkonte, ku mund të binte në gjurmë. Atje ku mendonte dhe

s’e dëshironte, në shtëpinë publike, e kishte gjetur atë, që i kishte lenë dy

gisht letër….

Nuk   kishin   kaluar,   shumë   çaste   dhe   nga   dhoma   e   qejfit   u   dëgjuan

ulërimat e dy njerëzve, ulërimat që ngrinë gjithë ata banorë.

”Një në prag e një në derë”,

“Plasën si qelqja me verë”.

Veç, jo si Konstandini me Dhoqinën, vëlla e motër! Ishin babë e bijë!

Ç’farë ndodhi? Burri qante me të madhe! Me të qante dhe e bija.

Në një makinë policie, humbën nga sytë, pas kthesës së rrugës.

Redaktori më priste. Shkrimi më mbeti në xhep!…

Athinë: 1999