Zyrtare: UEFA refuzon Milanin

572
UEFA ka refuzuar marrëveshjen e ofruar nga Milan, pasi ende kanë paqartësi në lidhje me rifinancimin e kredive që duhet të paguhen në tetor të vitit 2018
UEFA ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e Milanit për një marrëveshje vullnetare, duke hedhur më shumë dyshime rreth pronësisë së klubit.
Ata kanë dyshime se si Milan do të paguajë deri tetorin e vitit 2018 një kredi prej 300 milion eurosh fondit amerikan të mbrojtjes Elliott Management.
“Dhoma e Hetuesit e Trupit të Pavarur të Kontrollit Financiar të UEFA-s ka shqyrtuar kërkesën për një marrëveshje vullnetare të bërë nga AC Milan si pjesë e rregulloreve të Fair Play Financiare (FFP),” thuhet fillimisht në letrën e UEFA-s.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm të gjithë dokumentacionit dhe sqarimeve të ofruara, Dhoma vendosi të mos lidhë një marrëveshje vullnetare me Milanin”.
“Në veçanti, Dhoma konsideroi se, edhe sot ka ende paqartësi në lidhje me rifinancimin e kredive që duhet të paguhen në tetor 2018 dhe garancitë financiare të ofruara nga aksionari kryesor.
“AC Milan do të vazhdojë të jetë subjekt i procesit të monitorimit dhe situata do të vlerësohet përsëri në muajt e parë të 2018”, thuhet në fund të letrës së UEFA-s.
Sigal