Zyrtare/ Tifozët pushtuan fushën, merret vendimi për takimin Man.United-Liverpool

210
Sigal

Ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool, nuk do të zhvillohet ditën e sotme, siç ishte planifikuar fillimisht. Hyrja e tifozëve të United në stadiumin “Old Trafford”, ka bërë që ndeshja të mos startoj në orën 17:30, siç ishte në plan, duke u shtyrë për disa minuta. Megjithatë duke parë situatën e tensionuar, është vendosur që ndeshja të mos luhet sot, por është shtyrë për një ditë tjetër, e cila ende nuk është bërë e ditur.

Kujtojmë se tifozët e Manchester janë të irrituar me kryesinë e tyre, pas nënshkrimit të kontratës për t’u bërë pjesë e Super Ligës Europiane. Ata sot kishin paralajmëruar një protestë, ku do të kërkonin të largohej nga pronësia e klubit të tyre, familja amerikane Glazer. Kështu edhe ka ndodhur, tifozët kanë nisur protestën 2 orë para ndeshjes, dhe pak para fillimit janë futur në fushë, duke e bërë të pamundur që ndeshja të luhej.