Zyrtare/ Partizani përforcon mbrojtjen për Europën, Ndreca vishet i kuq

125
Sigal

Partizani ka goditur sërish në merkato, teksa ka përforcuar repartin e mbrojtës për Conference League. Demat kanë huazuar nga Kukësi, mbrojtësin e majtë, Edison Ndreca.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“FK Partizani njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me FK Kukësin për huazimin e lojtarit Edison Ndreca. Mbrojtësi i majtë, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si përforcim në kuadër të ballafaqimeve në Kupat e Europës”, shkruan klubi i kuq.