Zyrtare/ Një sulmues për Kukësin, nënshkruan lojtari me eksperiencë

107
Sigal

Kukësi ka firmosur me sulmuesin Edwin Gyasi. Lojtari nga Ghana ka nënshkruar një kontratë që pritet ta mbajë në Kukës të paktën për një sezon.

Gyasi ka një CV të pasur. Ai ka luajtur në Bullgari me CSKA Sofia, në Turqi me Boluspor dhe Samsunspor dhe në Izrael me Beitar Jerusalem. 31-vjeçari ka dalë nga akademia e AZ Alkmaar.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i krahut Edwin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jerusalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Tëentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës”, njofton klubi.