Zyrtare/ Milot Rashica transferohet te ekipi më i urryer në Gjermani

287
Sigal

Milot Rashica është një hap larg transferimit te Red Bull Leipzig. Sipas gazetës prestigjioze gjermane “Bild”, klubi nga Gjermania Lindore ka mposhtur konkurrencën e Dortmundit, Liverpoolit dhe Aston Villas për të firmosur me talentin kosovar të Werder Bremen.

Leipzig ka arritur akordin financiar me Rashicën ndërkohë që do t’i paraqesë një ofertë prej 20 milionë eurosh, Werder Bremen-it për kartonin e futbollistit. Ky klub konsiderohet si më i urryeri në Gjermani, por gjithsesi kjo ka pak vlerë, teksa ka bërë mjaft mirë edhe në Champions këtë sezon.

Rashica ka qenë i vetmi që ka shkëlqyer te Werder këtë sezon, duke luajtur 20 ndeshje, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 4 asistë. Ylli i Kosovës i ka shënuar dhe dy skuadrave gjigante të Bundesligës, Bayernit dhe Borussia Dortmund.