Zyrtare/ Goditja e katërt në merkato, Kukësi prezanton kapitenin e Shqipërisë U21

206
Sigal

Pas Shkurtajt, Mustës dhe Gligorov, Kukësi ka prezantuar blerjen e katërt në këtë merkato.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi, i cili do vijë në formën e huazimit deri në fund të sezonit nga skuadra kroate e Varazdin.

Pëllumbi ka mbajtur shiritin e kapitenit te Shqipëria U21 (15 ndeshje me kuqezinjtë).

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.

Zgjedhjet për president në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë marrë një tjetër rrjedhë, pas ndërhyrjes së politikës.

Një sasi tritoli shpërtheu në banesën e presidentit aktual të FSHF-së, Armando Duka, duke sjellë reagimin e mbarë opinionin sportiv në vend, por edhe atij ndërkombëtar.

Image