Zyrtare/ Goditi arbitrin, përjashtohet përjetë futbollisti i Adës

375
Sigal

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik lojtarin e KF Ada, Valter Perndrecaj, pasi goditi arbitrin e ndeshjes.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë mes Gramshit dhe Adës së Velipojës, ku Valter Perndrecaj sulmoi arbitrin e ndeshjes.

Po ashtu, Komisioni i Disiplinës pezulloi me 4 ndeshje edhe futbollistin e Vllaznisë Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.