Një kontratë e re për Jose Luis Mendilibar te Sevilla. Ai udhëhoqi skuadrën drejt lavdisë së Ligës së Evropës për herë të shtatë. Mendilibar ka bërë një punë të mirë me skuadrën. Ai e gjeti ekipin në -2 pikë nga zona e ftohtë dhe ia doli të sigurojë mbijetesën.
Më pas, Sevilla zhvilloi paraqitje të mira në Ligën e Europës, ku fitoi trofeun pasi eliminoi Manchester United, Juventus dhe Roma.
Marrëveshja e tij e re do të zgjasë deri në fund të sezonit tjetër, dëshirë kjo e teknikut. Sevilla synon që të jetë protagoniste në Europë dhe La Liga për edicionin që vjen.