ZYRTARE/ Edhe një skuadër tjetër angleze do të luajë në stadium neutral në Champions. Ja arsyeja….

206
Sigal

Tashmë është zyrtare, pas ndeshjes Lajcig-Liverpul tani edhe Borusia Mynshnegladbah-Mançester Siti do të zhvillohet në një stadium neutral.

Sfida e 1/8 të Champions-it e cila pritej të zhvillohej në “Borussia Park” do të luhet në “Puskas Arena” në Budapest në 24 shkurt me fillim nga ora 21:00.

I gjithë ky ndryshim ndodhi për shkak se qeveria gjermane ka ndaluar të gjitha fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar dhe skuadra e Mançester Sitit është e ndaluar të hyjë në shtetin gjerman.