Zyrtare/ Arsenali bën blerjen më të shtrenjtë të historisë

576
Sigal

Nicolas Pepe bëhet zyrtarisht blerja më e shtrenjtë në histori për Arsenalin.

24-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por i lindur dhe rritur në Francë, iu bashkua “Topçinjve” nga Lille për 72 milionë paundë.

Arsenali do të paguajë fillimisht 20 milionë paundë, ndërsa 52 milionë do t’i shlyejë me këste gjatë pesë viteve të ardhshme.

Pepe u bë objektivi kryesor i “Gunners” pas një sezoni shumë të mirë me Lille, duke shënuar 23 gola në 41 ndeshje.

22 gola i ka shënuar në Ligue 1, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas sulmuesin të PSG, Kylian Mbappe.