Zyrtar/ Nuk arriti të përshtatej me ekipin, futbollisti ndërpret bashkëpunimin me Kukësin

258
Sigal

Donald Rapo nuk është më lojtar i Kukësit. Lajmin e ka bërë publik vetë lojtari në “Facebook”, ku bën me dije se nga dita e sotme nuk është më lojtar i verilindorëve.

Mos aktivizimi nga trajneri Longo ishte shkaku i divorcit të parakohshme midis palëve. Në një postim në “Facebook”, Rapo i uron suksese kuksianëve.

“Nga sot nuk jam pjesë e Kukësit, dua t’i uroj sa më shumë suksese klubit për objektivat që ka”.

Donald Rapo ishte një ndër ato përforcime që pritej të ndihmonte në radhët e ekipit, por aventura e tij me Kukësin përfundon këtu.

Image