Zidane përpilon listën, 7 lojtarë do largohen nga Real Madridi

472
Sigal

Real Madrid vazhdon të jetë në mesin e skuadrave më aktive në tregun e transferimeve.

Pas finalizimit të disa transferimeve, përfshirë edhe Eden Hazard, te Real Madridi tani kanë filluar të merren me largimin e lojtarëve të tepërt në skuadër.

Tashmë disa lojtarë janë larguar, me Dani Ceballos të fundit që iu bashkua Arsenalit në Premierligë.

Mediet në Spanjë japin edhe shtatë emra të lojtarëve që do të largohen nga “Santiago Bernabeu”.

Portieri Lunin, Jesus Vallejo, Lucas Vazquez, James Rodriguez, Mariano Diaz, Mayoral dhe Gareth Bale, janë lojtarët që bëjnë pjesë në listën e largimeve të Zinedine Zidane