Zidane nuk humb kohë: Real Madrid zyrtarizon Militao nga Porto

480
Sigal

Tre ditë, 72 orë: aq i është dashur Zinedine Zidane për të vënë nën kontratë goditjen e parë në merkato për Real Madrid, për sezonin 2019/20.

Klubi në fakt ka zyrtarizuar akordin me Eder Militao, mbrojtës që do të mbërrijë në sezonin e ardhshëm nga Porto e që ka firmosur një kontratë për gjashtë sezone, deri në 30 qershor 2025. Në komunikatën nuk zbulohet shifra e kartonit të lojtarit por Florentino Perez duhet të ketë shpenzuar rreth 50 milionë euro.

Nga ana tjetër ishte e bërë e qartë menjëherë se tekniku francez i kishte kërkuar rrugë të lirë në merkato presidentit, për tu kthyer menjëherë në pankinë, pas lamtumirës së papritur në fund të edicionit të kaluar.

Edhe pse nuk ishte në listën e gjashtë lojtarëve të kërkuar personalisht nga Zidane, Militao ishte prej kohësh në vëmendjen e Blancos: braziliani që është pjesë e kombëtares së Selecaos, sapo ka mbushur 21 vjeç, do të kalojë tek Real pas vetëm një sezoni në Portugali, ku ka treguar se pavarësisht fizikut shtatlartë (187 cm) zotëron një shpejtësi të madhe.