Zgjedhje në FSHF, Armando Duka merr vendimin

617
Presidenti aktual i FSHF-së, Armando Duka ka postuar pak minuta më patrë një status në rrjetin social “Facebook”, ku ka kërkuar një tjetër mandat në krye të institucionit të futbollit në vend.
Postimi në FB
Së bashku për futbollin!
Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni.
Pas konsultave me faktorë te rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë te gjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se te gjithë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.
Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mirë. Që nga ky moment jam në dispozicion të të gjithë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.
Me respekt Armand Duka
Sigal