Zërat e largimit ishin të shumtë por Ballkani e “blindon” Ilir Dajën, trajneri kryeqytetas rinovon kontratën me ekipin kosovar

50
Sigal

Lajm mjaft i mirë ka ardhur nga ekipi i Ballkanit pasditen e së enjtes. Nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale, klubi kosovar zyrtarizon bashkëpunimin edhe për 3 vite të tjera me trajnerin Ilir Daja.

Zërat për një largim të këtij të fundit kanë qenë të shumtë, disa që e lidhnin me Partizanin dhe disa të tjera me Tiranën. Por kryeqytetasi e mori vendimin final dhe zgjodhi që të vazhdojë deri në vitin 2026 me Ballkanin.

Daja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një trajner historik për kosovarët e Ballkanit. Ai arriti suksese të shumta ku përfshihen kupa dhe kampionate, por natyrisht që arritja më e madhe ka qenë kualifikimi i Ballkanit 2 herë të grupet e Ligës së Konferencës.