Zbulohet “sekreti” i Realit, ja çfarë bëjnë futbollistët para ndeshjeve

303
Sigal

Reali i Madridit zgjodhi stadiumin “Alfredo di Stefano” për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të kampionatit spanjoll dhe mediat kanë zbuluar një traditë përpara fillimit të tyre. Skuadra dhe stafi bëjnë një shëtitje duke shkuar në të gjitha zonat e qendrës stërvitore në “Valdebebas” dhe “Marca” shkruan se trajneri Zinedine Zidane e shfrytëzon këtë moment për t’i bërë lojtarët të ndihen mirë në aspektin psikologjik, por edhe në atë fizik. Lojtarët bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të ndarë në grupe shëtisin duke diskutuar edhe për ndeshjen e radhës. Kjo rutinë ka funksionuar më së miri dhe Zidane mesa duket do të vijojë që ta bëjë edhe në javët në vijim.