Zbardhet kalendari i La Ligas, Real-Barça në 8 Nëntor

417
Merr formë sezoni i ri i Primera Division. Liga spanjolle e futbollit mesditën e kësaj të Marte zbardhi kalendarin e sezonit 2015-2016, i cili si zakonisht do të ketë në total 38 raunde të ndara në dy faza me nga 19 javë secila. Short i vështirë për kampionët në fuqi të Barcelonës që do ta nisin kampionatin me ndeshjen në transfertë ndaj Athletic Bilbaos. Si për ironi të fati katalanasit dhe baskët do të luajnë mes tyre plot tre takime në muajin Gusht dy për Superkupën e Spanjës dhe sfidën e javës së parë të La Ligas që do të zhvillohet në datën 23.
Reali i Madridit në ruandin e parë do të sfidojë në transfertë Sportingun e Gijonit që sezonin e kaluar luante në Segunda Division, ndërkohë që Atletico e Madrid do të presë në Vicente Calderon, Las Palmas një tjetër skuadër debutuese. El Clasico i parë i sezonit mes Realit dhe Barcës do të zhvillohet në datën 8 Nëntor në Santiago Bernabeu dhe do të jetë i vlefshëm për javën e 12-të, ai i kthimit në stadiumin Camp Nou është në program 3 Prillin e vitit të ardhshëm. 
Një tjetër ndeshje që përcjell interes te tifozët përvec El Clasicos është derbi i Madridit. Sfida e parë mes Realit dhe Atleticos do të luhet në 4 Tetor në Vicente Calderon ndërsa ajo e kthimit në 28 Shkurt në Bernabeu. Nuk do të ketë një rikthim në Madrid për Arda Turan gjatë këtij sezoni sepse Atletico është në program në javën e 3-të dhe mesfushori turk nuk mund të debutojë me katalanasit përpara Janarit të vitit 2016.
Sigal