Zbardhen planet e presidentit Laporta, gati rikthimi i Guardiolës në “Camp Nou”

183
Sigal

Tifozët e Barcelonës po ëndërrojnë rikthimin e Pep Guardiolës në “Camp Nou”.

Presidenti Joan Laporta po mendon seriozisht që t’i japë mundësi tekniku spanjoll që të ndërtojë sërish një ekip spektakolar duke mos kursyer financat.

Pas largimit të Leo Messit dhe mungesës së rezultateve Barcelona është zhytur në një krizë të thellë dhe “ilaçi” më i mirë për këtë është rikthimi i entuziazmit me anë të Guardiolës.

Nëse Guardiola nuk do të dëshironte të bëhej trajner, atëherë ai do të kishte mundësinë të zgjidhte një detyrë në stafin e katalanasve, si këshilltar i presidentit apo drejtor sportiv, për të ndërtuar nga e para një klub i cili duket sikur është shumë vite larg atij që la trajneri kur u largua më shumë se një dekadë më parë.

Vlen të kujtojmë që kontrata e Guardiolës me Manchester Cityn përfundon në vitin 2023 por strategu spanjoll ka konfirmuar se nuk do të ketë rinovim.