Ylli i Kombëtares kritikon ashpër Erion BRAÇEN: Ti e ke mendjen te kritikat e PARTIZANIT, mjer shqiptarët që të kanë ty për zv.kryeministër (MESAZHI PËR TËRMETIN)

190

Futbollisti i Teutës dhe i shpresave të Kombëtares, Sherif Kallaku ka shpërthyer me një postim në rrjetin e tij social ndaj zëvendës kryeministrit, Erion Braçe. Pas përfundimit të sfidës Teuta – Partizani në mesjavë (1-0)  ka patur shumë reagime për mënyrën e arbitrimit dhe një të tillë e ka bërë dhe Erion Braçe. Pikërisht për këtë ylli i kombëtares ka reaguar ashpër duke e lidhur me situatën e tërmetit të 26 nëntorit.

“Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë. Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra kanë qenë te miqtë e mij në Bubq, që tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi. Po kur shikoj zëvendës kryeministrin e vendit tim që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e me pikët e Partizanit, e ndjej dyfish më shumë dhimbjen, jo vetëm për miqtë e mij në Bubq, por për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Sherif Kallaku në Instagramin e tij.