Xhevdet Zekaj/Federata e Dukës, me standarde të dyfishta

553
Sigal

Në ndeshjen e turit të pestë të kampionatit rus, Zenit-Lokomotiva, trajneri i madh Dik Avokat, bëri një ndryshim të gabuar: zëvendësoi Pogrebnjakun me Fatih Teke në minutën e 81-të, kështu në fushë luajtën shtatë të huaj, nga gjashtë që është sanksionuar në rregullore. Në minutën e 86-të del nga fusha lojtari i huaj Krizhanac dhe futet në fushë rusi Shirakov. Asnjë dënim, pasi rezultati nuk pati ndryshuar në këto minuta, por edhe rregullorja ruse nuk e kishte sanksionuar fare këtë faj me ndëshkim të përcaktuar. Kaq do të mjaftonte që Federata Shqiptare e Futbollit të ishte një herë të vetme në një vendimmarrje jo me standarde “MALIQI”, por sipas ligjit. Ky precedent është identik me rastin Skënderbeu-Bylis, ku ndërrimi nuk u bë për gjashtë minuta por për një minutë, ku rregullorja nuk përcakton asnjë masë për kësi gabimesh, ku natyrisht të gjithë aktorët e futbollit të ndershëm dhe fisnik korçarë nuk duan pikë tavoline! Federata përpara se të marrë këtë vendim duhet të dënojë të deleguarin e saj për mosnjohje të rregullores, për neglizhencë totale në zbatim të rregulloreve të saj, pastaj të japë llogari deri në dorëheqje përgjegjësi i Sektorit të Garave, zëvendësi  apo ushtari i mirë Beci, pastaj të ndryshojë rregulloren dhe të shtojë masën dhe llojin e dënimit kur bëhet kjo shkelje dhe me vrap të dënojë Bylisin! Për FSHF-në nuk është rasti i parë që ka standard e gjykim mjeran për skuadrat shqiptar. “Maliqi-gangster” bën çfarë t’i do qejfi me ata mjeranë që marrën damkën e njerëzve “që gjasme janë garant të rregulloreve të federatës” në fakt ata lumturohen vetëm të marrin vendime në kundërshtim me moralin, nderin, sanksionet, nenet apo gjithë aktet juridike të FSHSF, vetëm të jenë sipas oreksit të “Maliq-gangsterit”. Ata pasi morën dhe këtë dënim, përtej ndonjë shpërblim mjeran kanë marrë dhe një urim nga “Maliqi” dhe të gëzuar kanë masturbuar me gjakun dhe investimin e Bylisit, me shkeljen e drejtësisë sportive, me dhënien e titullit skuadrës  që bën reklamën e kafesë së presidentit të FSHF, me faktin se Maliqi do ti shikoj me sy të mirë sepse ata shkelën vendimin. Natyrisht edhe në këtë rast, si shumë të tjera me aspak të drejtë dëmin moral e ka Skënderbeu, skuadër që nuk ka nevojë për paterica të “Maliqit”, “becërve”, “memecëve” apo atyre zyrtarëve të lidhur duar e këmbë, shpirte mëndje nga Maliqi.

Natyrisht, mirë e gjen Besnik Kapllanin sot, Mond Hasanbelliun vjet, Bizhdillin, Zef Ndokën, Arian Shkëmbin, Shpëtim Gjikën, Artan Banon, Beson e Dinamos, Refik Halilin dj, e sa e sa presidentë të tjerë të cilët ai pasi u merr votën i shkel me këmbë, “Maliqi” i tall tre vjet dhe vitin e katërt u jep ndonjë kothere sa për tu marrë votën, sepse në këtë vend ku jetojmë ç0udia zgjat vetëm tri ditë. “Maliqi” pra, mirë ja bën Beso Kapllanit se lekët për ndriçimin e stadiumin që i premtoi nja 300 000 euro nuk ja dha, lekët e së drejtës televizive nuk ja jep se duhet të paguajë gjobat më handikapë në botë dhe ata rrinë dhe heshtin…

Dy pikët që mori Skënderbeu, nuk janë fare të rregullta, ai nuk duhet t’i kërkonte ashtu si gjithë korçarët fisnikë e bënë, por e keqja nuk është Skënderbeu, por kupola e rrugës së “Elbasanit”, afër Ambasadës amerikane, si për të na mbushur mendjen se e keqja dhe e mira janë kaq afër… Anëtarët e Komisioni të Apelit le të bëhen një herë burra e të zbatojnë rregulloren realisht, që do të thotë përderisa nuk përcaktohet ndëshkimi, atëherë ta gjobisin Bylisin për gabimin njerëzor, kjo edhe në të mirë të garës, edhe në të mirë të imazhit të Skënderbeut, por më kot të shpresoj njeri Maliqi njeh mirë jo vetëm komisionin, por edhe psikologjinë e shqiptarëve, edhe tonën, dhe të presidentëve prandaj ai do ta tallë s… me paratë e tyre dhe jo vetëm kaq…