Xhedvet Zekaj/ De Biazi, kombëtarja shqiptare dhe “kryqëzimi” i Jona Dervishit

524
Të mësuar me vendin fundit, befas pas një ndeshje ku humbëm me një skuadër të madhe si Portugalia e Ronaldos, ku në hije ngeli lojtari më i shtrenjtë në botë, më i mirë në botë u trazua ambienti shqiptar dhe plasën pakënaqësi, se u bë nami, se na ngriu buzëqeshja në buzë, se u përmbys bota, sepse, sepse sepse… Jemi ne plyoff, kemi zënë vendin e tretë, jemi me golaverazh pozitiv, pothuaj të pamundur nuk e di se çfarë duam më tepër? Personalisht jam i bindur që do fitojmë në Armeni dhe Danimarka humbet ose barazon në Portugali dhe ne shkojmë në Francë. Deri këtu llafe imzot, llafe, por pas një deklarate pak të dyshimtë të De Biazit (Gani Abazit) dhe një komenti, deklarate apo prononcimi të Jona Dervishit, Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Publikun në FSHF ka shpërthyer një fushatë në rrjetet sociale apo media duke “kryqëzuar” bukuroshen e FSHF-së. Kombëtarja shqiptare i dha famë De Biazit, tha Jona. Por le të dalë një individ i vetëm e të thotë se e njihte De Biazin ashtu si mijëra futbollistë të Serisë A apo B? Që e njihte De Biazin ashtu si qindra e qindra trajnerë italianë? I cili kishte si CC vetëm skuadra në Itali të kategorive inferiore si: të rinjtë e Bozanos dhe Viçencës 1990-1992, Vasteze 92-93, Carpi 93-96, Cozenca 96-97, Spal 97-99, Modena 99-03, Breshia 2003-2005, e Torino si finale por ne Serinë B. A ka qenë i famshëm me këto skuadra të serisë C1 apo C2? I suksesshëm po, por do flasim për këto më vonë. Pra, ardhja tek kombëtarja i solli famë e lavdi, të ngritur të gjithën me një bashkëpunim të mirëfilli midis gjithë aktorëve të futbollit në FSHF por dhe Shqipëri. Falë punës së vet ne arritëm rezultate të shkëlqyera, por dhe De Biazi mori jo pak ekonomikisht. Kam pasur fatin të lexoi De Biazin gjatë Botërorit të Brazilit me komentet e tij të përthryera në Mediaset, por atje më përpara nuk e ftuan, kurse kombëtarja shqiptare i hapi sallonet e Europës Gani Abazit. Dhe ashtu si Jona Dervishi dhe unë besoj se De Biazi ka marrë lavdi nga kombëtarja shqiptare dhe famë dhe kjo për meritë dhe të vet trajnerit të kombëtares. De Biazin e kam respektuar që në momentin e konferencës së dytë të tij në Shqipëri, në sqetullën, mbrojtjen dhe përkëdheljen e Armando Dukës, ai të bënte për vete me finesën, edukatën, profesionalizmin dhe komunikimin e tij, u binda dhe përse nuk besova se pas kaq kohe stafi i tij italian dhe Bushi, Jupi etj do bënin një kombëtare të madhe, e gjitha me lojtarë shqipatrë nga Kosova dhe sidomos me lojtarë të ardhur nga perëndimi. Falë këtij vizioni të FSHF-së dhe besimit tek De Biazi, Bushi, Jupi, Jera, Ben Dervishi e kompani etj filloi epoka e lulëzimit të kombëtares sonë me futbollistë të huaj, prodhim aspak bio, por që filloi të kishte personalitet, prodhonte futboll, siguronte pikë, klasifikim dhe i ngjallte frikë kujtdo kundërshtari duke u harruar inferioritetin dhe kjo falë Gani Abazit. Por kjo ishte kombëtarja që duam, ëndërronin, që na bënte krenarë dhe i jepte famë në çdo sekondë dhe De Biazit, fryt i një investimi kolosal sa në grup, po aq dhe individual. Pak a shumë këto tha dhe Jona. Sa herë kemi dashur që FSHF të ketë një zyrë me marrëdhënie me publikun, sa herë kemi kërkuar institucione dhe tani që e kemi, ndoshta duke qenë se është femër, filloi kryqëzimi i saj në rrjete sociale, në media apo muhabete pijanecësh apo… Disa madje kanë zgjedh rrugën për t’u bërë të famshëm apo njohur, apo hyrë në treg duke u marrë me Jonën dhe De Biazin, por asnjëri dhe as tjetri nuk ua jep këtë mundësi, sepse dhe ata janë pjesë e suksesit e famës së kombëtares sonë me De Biazin në timon dhe Jonën në mikrofonin FSHF-së për informimin publikut apo detyrave të saj dhe më të shumta. De Biazi bëri një punë të paguar shumë shtrenjtë dhe për atë paguhet, pastaj i dha formë kombëtares, dhe kombëtarja i dha famë De Biazit. Këtë e dimë të gjithë dhe asgjë nuk ka thënë më tepër Jona. Unë besoj tek kjo kombëtare! Unë besoj dhe lumturohem nga puna e shkëlqyer e De Biazit! De Biazi i dha cilësi kombëtares! Kombëtarja i dhe lavdi De Biazit! Jona as më shumë e as më pak bëri detyrën e saj, informoi publikun se De Biazi ka marrë lavdi nga kjo kombëtare e Mavrajt, Berishës, Xhakës, Cikalleshit, Agollit, Lilës, Kukelit, Ajetit, Lenjanit, Canës, Gashit, Hysjat, Abrashit, Mehës, Ramës, Memushajt, Balajt, Sadikut, Salihit, Shehit etj, etj! Unë besoj se De Biazi e ka pranuar dhe di mirë se kjo kombëtare i fali shumë, madje ai e kupton mirë Jona Dervishin, shumë më mirë se ata që mendojnë të kryqëzojnë apo sulmojnë një jonë, duke ngatërruar rëndë edhe pozicionin e saj të punës si Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun me atë të zëdhënësit të shtypit, apo gazetarit të FSHF-së. De Biazi (Gani Abazi i Shakos), Kombëtarja dhe Jona bëjnë e ata janë pjesë e ati ekipi që na ka bërë të lumtur të gjithë ne shqiptarët dhe të famshëm De Biazin!
Sigal