Vlahovic – Juve, arrihet marrëveshja mes palëve

238
Sigal

Dusan Vlahovic është pothuajse lojtar i Juventusit. Të gjitha palët kanë arritur marrëveshjen dhe në orët e ardhshme pritet të bëhet dhe zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit serb.

21-vjeçarido të kalojë nga Fiorentina te Zonja e Vjetër për 76 milionë euro dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026.

Vlahovic do të përfitojë shtatë milionë euro në sezon.