VIDEO/ Xhaka i gëzohet golit të parë për këtë sezon, Arsenal argëtohet ndaj Norwich

320
Sigal

Topçinjtë” mposhtën 4-0 Norwichin në “Emirates” me dygolëshin e Aubameyang dhe finalizimet e Granit Xhakës e Soaresit Arsenali siguroi fitoren e dytë radhazi dhe më të thellën në këtë sezon në Premier League, pas atij ristarti zhgënjyes, duke mbajtur të gjalla shpresat për një vend në Kupat e Europës. “Topçinjtë” mposhtën 4-0 Norwichin në “Emirates” me dygolëshin e Aubameyang dhe finalizimet e Granit Xhakës e Soaresit. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të skuadrës së Mikel Artetas, që e zhllokoi takimin me sulmuesin gabonez, pas një gafe të portierit, në minutën e 33-të. Katër minuta më vonë, Aubameyang shërbeu bukur në zonë për Granit Xhakën, që mposhti portierin mik me një goditje të prirët. Për shqiptarin ishte goli i parë në këtë sezon të Premier League-s.

Dominimi i Arsenalit u ndie edhe gjatë fraksionit të dytë e për rrjedhojë Aubameyang shënoi të dytin personal dhe të 51-tin në Premier League në minutën 67-të, ndërsa në të 81-tën e dërgoi topin në rrjetë Soares me një goditje të befasishme nga jashtë zonës.

Aktualisht Arsenal është në vendin e shtatë me 46 pikë,ekipi i Arteta-s shpreson për një vend në Kupat e Europës.