VIDEO/ Tirana-Laçi 2-0, dy autogolat që rikthejnë bardheblutë te fitorja

227
Sigal

Dy autogola të ekipit laçian kanë rikthyer Tiranën te fitorja, në takimin që po luhet në “Selman Stërmasi”, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Abissnet Superiores, raporton Supersport.

75’ – Goooool! Dominimi i Tiranës shpërblehet me golin e dytë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Totre kthen topin drejt qendrës, aty ku Ignjatovic “kopjon” Roganovicin, duke shënuar në portën e tij, 2-0.

73’ – Laçi pranë golit. Zylfiu nuk arrin të pasojë për shokët e skuadrës, por në vijim të aksionit Guindo kërcen me kokë, me topin që pasi përplaset në tokë devijohet nga Bekaj.

71′ – Xhixha zëvendësohet nga Përgjoni.

LEXO EDHE  Duelet e zjarrta të Superiores/ Tirana kërkon kthesën, Kukësi për të ruajtur kreun e klasifikimit

61’ Sërish drithërima në portën e Laçit. Vessel Limaj provon nga jashtë zonës, prirët me portën, topi përfundon jashtë.

59’ – Tirana pranë golit të dytë me Seferin, që ndalet në momentin e fundit nga Dajsinani.

53’ – Goooool! Tirana kalon në epërsi me autogolin e Roganovicit. Seferi depërton nga e djathta, pason në qendër për Xhixhën, që del huq, por Roganovic në mënyrë të pavullnetshme e dërgon në rrjetë, 1-0.

50’ – Marsel Ismajlgeci vonohet në goditje, shumë pranë portës, në vijim të aksionit Limaj bllokohet nga mbrojtja.

46′- Tirana e nis me ndërrim pjesën e dytë, Toshevski merr vendin e Tolit.