VIDEO/ Tërmeti gjashtë ballë trondit Sarrin, Aguero leksion Higuain për të kapur kreun

422
Sigal

Manchester City i është përgjigjur me një tërmet “6 ballësh” fitores së djeshme të Liverpool. Të besuarit e Pep Guardiolës kanë mposhtur as më shumë dhe as më pak por Chelsea e Maurizio Sarrit, me rezultatin e thellë 6-0.

Heroi i takimit të “Etihad Stadium” ishte padyshim Sergio Aguero. Argjentinasi shënoi një tripletë personale në këtë takim, ndërkohë që dopieta e Stërling dhe rrjeta e Gundogan lëkundin pozitat e Sarrit në krye të “Bluve”.

Me këtë fitore Manchester City merr kreun e Premier League, me pikë të barabarta me Liverpool, 65, por me “The Reds” që kanë një takim më shumë për të zhvilluar. Ndërkohë, Chelsea mban vendin e 6-të me 50 pikë, duke qënë kështu jashtë zonën që të dërgon në Europë.