VIDEO / Shqipëria nuk “ndez”, me Gjeorgjinë bind vetëm mbrojtja

Shqipëria luan me Gjeorgjinë një ndeshje miqësore të cilën trajneri Reja do ta përdorë për të bërë eksperimente dhe për të parë edhe ata që cilësohen si alternativa për formacionin titullar.

Kështu, në takimin e sotëm tekniku ka bërë lëvizje të shumta, duke ruajtur të paprekur vetëm tre mbrojtësit e qendrës, Hysajn të cilin e ka zhvendosur majtas, si dhe Brojën, Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë emra që nuk e nisën nga fillimi ndeshjen ndaj Spanjës të shtunën.

Sigal

Shqipëri-Gjeorgji 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Sugjerim i Hysajt nga e djathta për Cikalleshin, i cili shfaqet para portierit por sinjalizohet përsëri në pozicion jashtë loje, këtë herë në mënyrë të gabuar.

86’ Cikalleshi nuk arrin për herën e tretë radhazi t’i shmanget pozicionit jashtë loje pas një topi nga thellësia.

83’ Zivzivadze dhe Mamukashvili hyjnë në fushë në vend të Kazaishvili dhe Çabradze.

81’ Lenjani harkon nga e majta për Cikalleshin, Mamardashvili del dhe kontrollon sferën.

79’ Goditje e fortë e Asllanit nga distanca, portieri Mamardashvili bën mrekullinë duke ndalur topin dhe evituar golin.

77’ Lenjani hyn në fushën e lojës në vend të Roshit.

76’ Mekvabishvili dhe Gvilia marrin vendin e Davitashvili dhe Kvekveskiri në radhët e skuadrës gjeorgjiane.

73’ Kvekveskiri tenton nga distanca, Strakosha grushton jo pa vështirësi. Pak çaste më vone, Roshi sheh t’i vidhet topi nga Çabradze dhe ky i fundit rrëzohet pas një kontakti në zonë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave.

71′ Karton i verdhë për Hysajn.

71’ Tension në fushë për shkak të Edi Rejas. Trajneri hyn në fushë pas asaj që e cilëson në simulim të kundërshtarëve me gjeorgjianët që reagojnë e krijojnë një zënkë të vogël para zonës kuqezi.

67’ Cikalleshi jep një pasim të artë për Vrionin i cili devijon në shtyllën e parë, por nuk gjen katërkëndorin.

66’ Gjeorgjia aktivizon Kobakidze dhe Lobjanidze në vend të Kvirkvelia dhe Volkov.

65’ Zëvendësim i trefishtë për Shqipërinë. Ramadani i lë vendin në fushë Gjasulës, Çekiçi i lë vendin Laçit, ndërsa Vrioni aktivizohet në vend të Manajt.

59’ Cikalleshi merr mirë topin në krahun e majtë dhe pasi shmang një mbrojtës, lëshon një predhë të fortë, por pa gjetur kuadratin.

57’ Kazaishvili driblon dy lojtarë dhe në hyrje të zonës ka hapësirë të rrezikojë portën kuqezi. Për fat, gjuajtja e tij kalon mbi traversën e Strakoshës.

55’ Manaj dhe Roshi në krahun e majtë provojnë me driblime individuale të futen në zonë, por pa sukses pasi bllokohen nga prapavija e miqve.

52’ Manaj, Asllani dhe më pas Ramadani provojnë me radhë të çojnë topin në rrjetë me goditje nga jashtë zonës. Në fund sfera përfundon në duart e portierit kundërshtar.

51’ Kverkvelia ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Çekiçit.

50’ Manaj niset drejt zonës kundërshtare, por ndalet nga Çabradze në hyrje të zonës.

46’ Ismajli nis menjëherë një top të gjatë për Cikalleshin, por ky i fundit sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

46’ Pjesa e dytë nis me Cikalleshin në vend të Brojës.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Dy goditje standarde radhazi për gjeorgjianët, të cilët nuk ia dalin të çajnë prapavijën e ngjeshur të kuqezinjve.

41’ Rast i rrezikshëm edhe për gjeorgjianët me Volkov i cili nxjerr të lirë Davitashvili pata Strakoshës, por për fatin e mirë të kuqezinjve, futbollisti mik gjuan në mënyrë shumë të gabuar duke fluturuar sferën jashtë.

38’ Çekiçi ka mundësinë më të mirë deri tani për të kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pas një sugjerimi perfekt të Gjimshitit, ai shmang një mbrojtës dhe tenton me të djathtën, por kalon sferën mbi traversë.

35’ Broja arrin të fitojë një goditje nga këndi dhe në zhvillimin e saj, pas një harkimi të Çekiçit godet me kokë, por nuk gjen kuadratin.

30’ Çabradze ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal që në start në mënyrë të parregullt një kundërzbritje të Roshit.

29’ Karton i verdhë për Çekiçin i cili detyrohet të ndalë Davitashvili me faull pasi po i drejtohej rrezikshëm zonës së rreptësisë së Strakoshës.

24’ Minuta studimi nga të dy skuadrat, por me Gjeorgjinë që mundohet të shtyjë më shumë drejt sulmit. Duhet një ndërhyrje e Roshit ndaj Tsitaishvili që të evitohet një moment i rrezikshëm para portës kuqezi, me mesfushorin i cili i heq topin nga këmbët futbollistit kundërshtar në zonë.

17’ Roshi merr topin në krahun e djathtë dhe pasi shmang një futbollist kundërshtar, lëshon një gjuajtje të fortë, por që përfundon në duart e portierit Mamardashvili.

16’ Gjeorgjia mundohet të mbajë ritmin e ulët me pasime në gjysmëfushën e vet sa herë ka topin në zotërim, por nuk arrin të krijojë mundësi të rrezikshme.

11’ Manaj arrin të fitojë një goditje këndi pasi detyron prapavijën e gjeorgjianëve të devijojnë topin në këndore. Por në ekzekutimin e saj, asnjë prej futbollistëve të Shqipërisë nuk është në qendër të zonës për të devijuar topin që largohet nga prapavija vendase.

9’ Tentativë e fortë e Manajt drejt portës, topi bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë.

8’ Qarkullim i gjatë i topit me pasim në thellësi të Çekiçit në të djathtën për Roshin. Sfera më pas grushtohet nga portieri i kundërshtar i cili largon rrezikun.

2’ Menjëherë një sulm i Shqipërisë me Çekiçin dhe Hysajn në krahun e majtë, por nuk arrin të gjejnë hapësirë për të pasuar apo gjuajtur në portë.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONI ZYRTAR

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Çekiçi, Broja, Manaj.
Trajner: E. Teja

Gjeorgjia: Mamardashvili, Dvali, Çabradze, Tsitaishvili, Kashia, Kverkvelia, Aburjania, Davitashvili, Kvekveskiri, Kazaishvili, Volkov.
Trajner: U. Sanjol