VIDEO/ Ronaldo frikson Liverpool-in para finales, shikoni magjinë e portugezit sot në stërvitje

857
Sigal

Real Madrid dhe Liverpool janë në përgatitje intensive për finalen e “Champions League” që do të luhet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin olimpik të Kievit.

3 ditë para kësaj ngjarje ajo që ka bërë Cristiano Ronaldo në stërvitje me siguri do të shtojë panikun te anglezët. Portugezi në ndeshjen e kontrollit në stërvitje ka bërë ‘çorap’ dy shokë të tij, duke realizuar një gol i cili duket i pashmangshëm.

Për ‘terminatorin’ CR7 më herët u përfol se mund të mungonte në finale për shkak të një dëmtimi, por ky opsion është venitur shpejt dhe duke parë formën që ka treguar sot me siguri tifozët e Liverpool mund të jenë me ‘zemër në dorë’.