VIDEO/ Rënia nga Kategoria, tifozët e Vllaznisë protestojnë para bashkisë së Shkodrës

777
Sigal

Pas humbjes në fundjavë ndaj Partizanit, shanset e Vllaznisë për të mbijetuar në Superligë janë të pakta. Pikërisht për këtë arsye tifozë të shumtë kanë protestuar para bashkisë së Shkodrës. Ata fajësojnë drejtuesit lokalë për renditjen e dobët të ekipit të tyre të zemrës, ndërsa kanë gjuajtur me vezë në drejtim të godinës së bashkisë. Kujtojmë se Vllaznia edhe po ti fitojë 2 ndeshjet e mbetura, përsëri pret hapa fals të Kamzës ose Teutës. Tifozët kishin njoftuar më parë në rrjetet sociale për protestën e tyre.

NJOFTIMI I TIFOZËVE

Te gjithe ato Shkodran te nderuar, te gjithe atyre qe i dhemb shpirti per kete Vllaznine , diten e premte ne oren 12:00 paradite me daten 18 Maj duhet te jemi para bashkise tone te protestojme.

Shkodra,djepi i kultures Shqiptare, na beri dhuraten me te shtrejte ne Shkodraneve , Vllaznine tone te bekuar e cila per ne asht fe, zemer dhe dashni. Na dhuroj ate fanelen te rande, pikerisht ate fanele qe lindi futbollin Shqiptare dhe u quajt djepi i futbollit te saj, ate fanelle qe gozonte gjysherit tane , baballaret tane ne stadiumin Loro Boriqi.

Shkodra jone e mrekullueshme qe e kane zili te gjithe, as vete nuk e kishte menduar qe nje dite disa bij qe i rriti qe ne djep, qe i shkolloj dhe i dha kulturen e saj, pa iu skuqur fytyra, do t’a vidhnin, do t’a shkaterronin, do ta vrisnin dhe pastaj do t’ia mbyllnin gojen te mos renkonte dhe do ta fusnin ne dhe pa dhene as shpirtin e fundit Vllaznine tone qe Shkodra na e dhuroj me aq shume dashuri. Gabimi me i madh jemi ne sikur te mos ishim bijte e saj, e shohim ngjarjen nga fillimi deri ne fund dhe nuk bejme asnje hap perpara per ta ndihmuar, sikur nuk jemi ne bijte e Shkodres qe e mbanim gjalle ate Vllazni me taksat tona, ate Vllazni qe sot ka vdekur.

Sot ka ardhur koha ti themi mjaft cdo limiti dhe ti tregojme atyre qe i dhame voten, se jemi ne qe iu marrim voten perseri, madje dhe iu turperojme edhe pse jeni ato njerez qe nuk iu skuqet faqja.

Te premten, ora 12:00, 18 Maj perballe bashkise

Te lutem eja edhe Ti …