VIDEO/ Pak orë para finales/ Ronaldo çan në vetull kameramanin, Milner mahnit shokët e skuadrës

706
Sigal

Na ndajnë edhe pak orë nga finalja e shumëpritur e “Champions League” mes Real Madridit dhe Liverpool-it.

Të dy skuadrat janë stërvitur sot në stadiumin olimpik të Kievit, ku kanë prodhuar edhe disa episode intersante.

Te Reali protagonist është bërë Ronaldo, i cili në tentativë për të realizuar gol goditi me top në kokë një kameraman. Nga fotot e postuara më vonë nga mediat ndërkombëtare duket kameramani i çarë në vetull.

View image on Twitter

Portugezi menjëherë i ka kërkuar falje atij dhe më pas i ka dhuaruar edhe një bluzë nëpërmjet një pjestari të stafit.

Ndërkohë, te Liverpool ka patur spektakël në stërvitje. Protagonist ka qenë britaniku James Milner, i cili ka realizuar një gol fantastik. Reagimi i shokëve të skuadrës e ka bërë akoma edhe më brilant golit e Milnerit. Atmosferë tepër pozitive duket në kampin e anglezëve.