VIDEO/ Neymar merr kartonin e parë të kuq me PSG, godet me kokë kundërshtarin

557
Neyrmar u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të sfidës së të dielës mes PSG dhe Marseille e vlefshme për javën e 10 të League 1.
Ky është kartoni i parë i kuq i O’Ney në kampionatin francez, të cilin e mori pasi goditi me kokë lojtarin e Marseille Lucas Ocampos, për një ndërhyrje të tij në minutën e 85’.
Neymar është sulmuesi i parë që del nga loja në një ndeshje mes PSG dhe Marseille në 25 vitet e fundit.
Braziliani doli nga fusha ndërsa rezultati ishte 2-1 për Marseille-n, me një gol të shënuar nga ai vetë. Megjithatë Edinson Cavani ia doli të barazojë shifrat 2-2 në minutën e 95’ duke i dhuruar një pikë skuadrës së Unai Emery që kryeson renditjen.
Sigal