VIDEO/ Messi është trajneri i vërtetë i Argjentinës?! Sampaoli s’merr asnjë vendim pa të

525
Sigal

“Sot lojtarët luajtën me zemër dhe me një dëshirë të madhe për hakmarrje. Kjo do të jetë një armë e çmuar për të ardhmen” . Këto kanë qenë fjalët e para të trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Nigerisë e cila përfundoi 2-1.

“Në 1/8 në do të përballemi me një prej pretendentëve për titull sic është Franca dhe do të jetë e vështirë. Duhet një kemi një organizim të tillë duke vendosur Leo Messin në një pozicion që të luajë sa më shumë ashtu siç bëri edhe sot”- vazhdoi më tej trajneri i Argjentinës.

Ndërkohë mediat argjentinase e kanë komentuar kalimin për në 1/8 një mrekulli. Kamerat kanë fokusuar një moment gjatë ndeshjes ku trajneri Sampaoli konsultohet me Messin. Ai e pyet yllin argjentinas nëse duhet të fusë në fushën e blertë Sergio Agueron.