VIDEO/ Lëvizja ‘ilegale’ e Coutinho-s, ja si braziliani turpëroi futbollistin gjerman

671
Sigal

Përgatitjet për Botëror po shkojnë mësë miri për Brazilin i cili mbrëmë largoi edhe ‘fantazmat’ kundër Gjermanisë duke e mundur me shifrat minimale 0-1 në “Olympiastadion”.

Goli që vulosi takimin u shënua nga Gabriel Jesus, por mjaft përshtypje bëri paraqitja e Coutinho-s i cili nuk kurseu kundërshtarët me lëvizje ‘ilegale’. Ai që e pësoi më keq ishte Leon Goretzka, i cili u driblua mes këmbëve nga mesfushori 25-vjeçar. “Ndaloje këto Philippe,”- shkruajnë mediat britanike të cilat janë të mahnitura nga Coutinho.

Për t’u evidentuar ishte edhe një episod ku Brazili i shkoi shumë afër golit. Në minutën e 55-t pas një aksioni model të ‘seleçaos’ Coutinho me mjeshtëri iluzionon kundërshtarët duke lënë topin të kalojë mes këmbve. Nga ky veprim do të krijohej një mundësi ideale për Ëillian që nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

Me superlativa për futbollistin e Barcelonës ka folur pas ndeshjes Dani Alves. Anësori i Brazilit u shpreh: “Mendoj se Coutinho është në të njëjtin nivel me Neymar. Ai ka influencë të madhe në lojë dhe në skuadër,”-deklaroi fillimisht Alves.