VIDEO/ Gjesti i madh i Lukakut, ja çfarë ka bërë futbollisti kundër Tunizisë

302

Romelu Lukaku me ‘dopietën’ e tij sot kundër Tunizisë ka hyrë në një garë të fortë me Cristiano Ronaldo-n për të dalë golashënuesit e këtij Botërori. Dy futbollistët udhëheqin me 4 gola, kundrejt 3 të Cheryshev dhe Diego Costa-s.

Gjithsesi kthehemi te ndeshja e Belgjikës me Tunizinë, aty ku sulmuesi ka bërë me të vërtetë një gjest për t’u duartrokitur.

Ndërmjet dy golave, ekzaktësisht në minutën e 27-t, Lukaku është rrëzuar në zonë pas një ndërhyrje të portierit kundërshtar. Jo pak tifozëve u krijoi iluzionin e penalltisë ky episod, por për të shuar dyshimet mendoi vetë ‘bomberi’, i cili teksa rrëzohej i bënte me shenjë arbitrit që nuk ishte.

3a023aa15b2e363e2b0b5caab8fad9ef

Ky gjest ka marrë menjëherë shumë vlerësime.