VIDEO/ Futbollisti i Ajax bie pa ndjenja, shkakton panik në fushë

493
Një episod drithërues ka ndodhur gjatë ndeshjes miqësore mes Ajaxit dhe Werder Bremen. Mesfushori i Ajax, Abdelhak Nouri ka shkaktuar panik pasi ka rënë në tokë pa ndjenja.
Ndeshja është ndërprerë, ndërsa lojtari mori ndihmën e parë ndërsa më pas u dërgua me urgjencë për në spital, shkruan “ilfattoquotidiano”.

Një helikopter i ka ardhur në ndihmë futbollistit për t’u transferuar sa më shpejt në spital. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shëndetin e lojtarit nga klubi i Ajaksit.
Sigal