VIDEO/ Franca fiton me vështirësi ndaj Australisë, ‘kangurët’ i ndëshkon ‘perla’ e Pogba-s

473
Sigal

Sikundër pritej Francës i është dashur të shpenzojë shumë energji në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Asutralisë, e vlefshme për Grupin C.

“Gjelat” e nisën shumë mirë takimin, por me kalimin e minutave Australia u konsolidua në fushë duke bllokuar hapësirat. Goli i parë erdhi në pjesën e dytë, me Griezman që ekzekutoi saktë një penallti të akorduar si paojë e sistemit “VAR”.

Gjithsesi nuk kaloi shumë dhe Australia risolli baraspeshën, me Jedinak i cili gjithashtu nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave. Franca rriti menjëherë presionin por goli që vulosi takimin në 2-1 erdhi në minutën e 81-t, me Pogba që realizoi një ‘perlë’ në hyrje të zonës.

Ndeshja tjetër e këtij Grupi është Peru-Danimarkë e cila luhet sot në orën 18:00.

France 2-1 Australi

Komenti i ndeshjes

81′ Pogba kalon gjelat në avantazh

62′ Barazon shpejt Australia, Jedinak nuk fal nga 11 metra

58′ Eshte dashur sistemi VAR qe Franca te kaloi ne avantazh. Griezman shënon nga pika e bardhë e penalltisë

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë pa gola

1′ Ka nisur ndeshja

Formacionet zyrtare

IMG_20180616_110006-470x246