VIDEO/ Fituan “Champions League-n” afrikane, festa e ‘çmendur’ që arriti deri në Paris

473
Në fundjavë Wydad mposhti Al Ahly 1-0 duke u shpallur në këtë mënyrë kampione e Afrikës për klube.
Al Ahly njihet ndryshe si Real Madridi i këtij kompeticioni pasi e ka fituar plot 8 herë!
Në video mund të shikoni skena ”kaotike” vetëm për të siguruar një biletë për ndeshjen!
Po ashtu hapja e ndeshjes dhuroi një shfaqje spektakolare që vazhdoi për 90 minuta.
Pas fitores tifozët në Kasablanka festuan përgjatë natës, duke pushtuar rrugët kryesore të qytetit.
E madje festimet arritën deri në Paris ku marokenë të shumtë dolën në shesh duke festuar suksesin e ekipit të tyre!
Sigal