Futbollisti i Antalyaspor, Shoya Nakajima doli nga loja me karton të kuq pas vetëm 20 sekondash në debutimin e tij në shtëpi të shtunën.
Ylli 28-vjeçar iu bashkua klubit turk nga Porto këtë verë dhe bëri debutimin e tij në javën e kaluar, në atë ndeshje që përfundoi 1-0 në Kayserispor, duke hyrë si zëvendësues me tetë minuta të mbetura.
Gjithsesi, Nakajimi u fut këtë sfidë në fushë në minutën e 58-të. Me Antalyasporin 1-0 dhe të dyja skuadrat tashmë me 10 lojtarë, japonezi dëshironte të linte një përshtypje të mirë para tifozëve të tij vendas.
Por kjo dëshirë bëri që ai të nxitohej, teksa Nakajima ndërhyri ndaj futbollistit të Demirspor, Jonas Svensson.
Arbitri nuk fal, karton i kuq. Kamerat fokusuan familjen, e cila dukej tejet e zhgënjyer.
The worst debut in history?
Shoya Nakajima comes on and then gets sent off 20 seconds later 😖
Check out his family's reaction in the stands 😬pic.twitter.com/YgMZI8oUT4
— Football Transfers (@Transfersdotcom) September 18, 2022