VIDEO/ “Çfarë dreqin po bën Ronaldo”, portugezi thyen rrjetin me gjestin e çuditshëm

111
Sigal

Cristiano Ronaldo u kap në mënyrë të çuditshme duke vendosur dorën poshtë pantallonave të shkurtra sportive dhe duke nxjerrë diçka për të përtypur.

Gjatë ndeshjes së Portugalisë me Ganën mbrëmjen e së enjtes është vrenjtë diçka e çuditshme. Ylli portugez, Ronaldo, ishte akter kryesor i kësaj ngjarje.

Kapiteni i Portugalisë mund të shihej në një vide duke ‘hulumtuar’ në pantallonat e shkurtra për disa sekonda përpara se të shfaqej duke nxjerrë diçka.

Megjithatë, befasia e madhe erdhi kur sulmuesi 37-vjeçari vendosi ta fusë në gojë dhe ta përtyp atë që e nxori. Ky gjest i Ronaldos ka bërë konfuz dhe ka çmendur rrjetet sociale me pyetje.

“Çfarë po përtypte Ronaldo?, “Çfarë dreqin po bën Ronaldo”, “Cristiano Ronaldo e bën Joachim Loëin krenar” dhe “Çfarë po ha Ronaldo”, ishin vetëm disa nga pyetjet e tifozëve në rrjetet sociale.