VIDEO/ Armando Sadiku thyen mallkimin, shënon për Las Palmas në Kupë

240
Sigal

Armando Sadiku më në fund ka kthyer mallkimin e golit me skuadrën e Las Palmas. Sulmuesit iu deshën 11 ndeshje për t’i dhënë fund thatësisë para portës kundërshtare për skuadrën e cila militon në La Liga 2.

Në fakt, goli i parë nuk ka ardhur në La Liga 2, por në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku Las Palamas luante ndaj Velez. Sadiku ishte titullar në këtë sfidë dhe la shenjën e tij në këtë takim me një gol në minutën e 44-t të sfidës.

Sulmuesi shfrytëzoi një pasim nga e djathta për të çuar topin në rrjetë për barazimin e përkohshëm 2-2 të skuadrës së tij në këtë ndeshje.

Në fund, Las Palmas ia doli të përmbyste rezultatin 3-2 ndaj Velezes dhe arriti të kualifikohej në raundin tjetër të Kupës.

por nuk ia kishte dalë të shënonte, ndërsa duhet theksuar se në pjesën më të madhe të këtyre takimeve ka qenë zëvendësues.