Vetëm tre milion euro larg, Ronaldo refuzon rikthimin tek ish-ekipi

200
Sigal

Cristiano Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar zërat e largimit nga Serie A, teksa 36-vjeçari portugez ka refuzuar një ofertë së fundmi.

Një nga ish-klubet e tij, Manchester United tentoi t’i mbushte mendjen për t’u rikthyer në “Old Trafford”, aty ku shkëlqeu gjatë viteve 2003-2009.

Problemi i vetëm mbetet rroga sezonale. “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar 17 milion euro në sezon, por ylli i kampionëve të Italisë ka kërkuar të paktën 20 milion euro.

Vetëm tre milion euro larg, por që kanë mjaftuar që CR7 të refuzojë kalimin tek ekipi i Ole Gunnar Solskjaer për sezonin e ardhshëm.