Vendimi i Komisionit të Disiplinës, reagon Vllaznia

519
Sigal

Janë lënë të lirë 13 personat e arrestuar gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana

Pavarësisht se ka kaluar pothuajse një javë nga ndeshja e luajtur (dhe e luftuar) mes Vllaznisë dhe Tiranës, përsëri përbën lajm çdo gjë që ka lidhje me atë rast, që nga të arrestuarit, të liruarit, deklaratat e palëve dhe vendimi i Komisionit të Disiplinës. Të ndalemi te Komisioni i Disiplinës që dha vendimin për skuadrat të shtunën dhe përkatësisht Vllazninë e dënoi me 10 ndeshje pa tifozë dhe një gjobë prej 1 milion lekë (të reja) ndërkohë, Tiranën e dënoi me 15 ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë prej 500 mijë lekë (të reja). Ky vendim ka ngjallur një reagim aspak pozitiv për skuadrën e Vllaznisë që ka nxjerrë në një deklaratë zyrtare si zëdhënësin Kalamishi ashtu edhe zv.presidentin Isufi nga ku shprehen se nuk e kishin menduar se Vllaznia do të merrte një dënim të tillë pasi është i pamerituar dhe i pabazuar mbi provat.  Klubi shkodran nga ana tjetër kërkon edhe dëmshpërblim nga klubi i Tiranës për dëmet e shkaktuara nga tifozët e saj në stadium, ditën e enjte, ku mbi të gjitha vihet re shkatërrimi i shkallëve të stadiumit dhe telat mbrojtës të tifozëve. Drejtuesit e Vllaznisë janë të mendimit se tifozët shkodranë nuk kanë qenë ata që kanë nisur sulmet apo kanë shkatërruar stadiumin dhe madje, kanë edhe prova dhe materiale filmike, që sipas tyre, nuk janë marrë fare parasysh nga Komisioni i Disiplinës që ka dhënë vendimin bazuar vetëm në deklarata që janë parë e dëgjuar në media pasi nuk  shpjegohet ndryshe  se si mundi Komisioni i Disiplinës të arrinte në një vendim, kur asnjë nga anëtarët e tij nuk dihet të ketë parë provat që dispononte klubi. Ndër të tjera Kalamishi si zëdhënës i klubit nuk la pa përmendur edhe Presidentin e Tiranës, Halili, duke e quajtur atë një ‘mashtrues që doli para mediave të gënjente se e kishin qëlluar tifozët e Vllaznisë e ndërkohë ishte qëlluar nga tifozët e vet vandalë dhe drogaxhinj që i financon ai vetë’. Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia, ditën e hënë,  kanë dorëzuar në FSHF ankimimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës të datës 13.09.2014 në lidhje me dënimin e dhënë prej 10 ndeshjesh pa tifozë dhe 10 milionë lekë gjobë. Ky vendim është konsideruar i ekzagjeruar dhe për këtë arsye, i është kërkuar Komisionit të Apelit të ndryshojë, duke iu referuar pikave të rregullores që Klubi shkodran ka gjetur si të parregullt, vendimin e Disiplinës. Por po dje, ditën e hënë, kanë dalë para gjykatës 13 personat e ndaluar në flagrancë për ushtrimin e dhunës në “Loro Boriçi”. Prokuroria nga ana e sajë ka kërkuar dënimin 15 ditë arrest me  burg për tifozët e Tiranës dhe detyrimin për paraqitje për tifozët e Vllaznisë. Kjo çështje ka zgjatur për rreth tre orë nga ku  gjykata ka konstatuar se arrestimi i personave të akuzuar ishte i ligjshëm dhe pastaj është tërhequr për të marrë vendimin nga ku ka vendosur si masë sigurie detyrimin  e paraqitjes për të gjithë të ndaluarit. Pra të gjithë të arrestuarit kanë lënë qelitë bashkërisht. Nga këta 13 tifozë të arrestuar në flagrancë, 6 ishin nga Tirana dhe 7 ishin nga Shkodra ndërkohë që është në kërkim edhe 22 -vjeçari tiranas, Maringlen Burreli, që akuzohet si personi që ka goditur donatorin e Tiranës, Halili.

Rikthehen emocionet e Champions League

 Sot luhen ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League.

 Sonte në mbrëmje fillon rrugëtimi për finalen e  UEFA Champions League, sezoni 2014- 2015 në Berlin. Shumë nga përballjet janë interesante dhe shumë të tjera duket se janë thjeshtë përsëritje e sezoneve të kaluara me Borusia-Arsenal, Barcelona-Ajaks, Bayern-Man.City apo edhe Chelsea-Schalke që ritakohen edhe një herë ashtu si vjet. Sonte në mbrëmje do të luhen  8 ndeshjet e para të grupeve A,B,C,D ku më pikantet do jenë ripërballja e Dortmundit që pret, ashtu si dhe vjet, në shtëpi  Arsenalin, ndeshja e kampionëve në fuqi Real Madrid me zviceranët e Basel dhe gjithashtu Olympiacos që do ndeshet me nën kampionen në fuqi Atletiko Madrid. E veçantë tjetër e mbrëmjes së sotme është edhe rikthimi i Liverpoolit pas pesë vitesh mungesë në kompeticion dhe gjithashtu kualifikimi për herë të parë i ekipit bullgar Ludogorets në fazën e grupeve, të dyja këto skuadra do të luajnë sonte ndaj njëra-tjetrës në Anfield Road. Të gjitha ndeshjet do të luhen në ora 20:45 ndërkohë ndeshjet e grupeve të tjera do të luhen nesër mbrëma në po të njëjtin orar.

Ndeshjet e sotme:

Grupi A

Olympiacos-Atletiko Madrid

Juventus-Malmo

Grupi B

Liverpool-Ludogorets

Real Madrid-Basel

Grupi C

Monako-Leverkusen

Benfica-Zenit

Grupi D

Gallatasarai-Anderleht

Dortmund-Arsenal

Ndeshjet e nesërme

Grupi E

Roma-CSKA Moska

FC Bayern-Man.City

Grupi F

Barcelona-Apoel

Ajaks-PSG

Grupi G

Chelsea-Schalke

Maribor-Sporting

Grupi H

Porto-Bate

Ath.Bilbao-Shakhtar

Grupet e UEFA Champions League

Grupi A

A.Madrid

Olimpiakos

Juventus

Malmo

Grupi B

Basel

Liverpool

Ludogorets

Real Madrid

Grupi C

Benfica

Leverkusen

Monaco

Zenit

Grupi D

Anderleht

Arsenal

Dortmund

Gallatasarai

Grupi E

Bayern Munchen

CSKA Moska

Man.City

Roma

Grupi F

Ajaks

Apoel

Barcelona

PSG

Grupi G

Chelsea

Maribor

Schalke

Sporting

Grupi H

Ath. Bilbao

Bate

Porto

Shakhtar

Basketboll-SHBA mund Serbinë në finale, mbron titullin.

 Kampionia në fuqi, SHBA, ia del të mbrojë kurorën dhe shpallet për të dytën herë rresht fituese e Kupës së Botës (Turqi 2010) dhe të katërtën herë në total. Ne fakt u zhvillua një lojë e bukur nga të dyja skuadrat, çka e tregon edhe rezultati 129-92, me Serbinë në fillim të lojës që vendos një avantazh  15-7 dhe duket se do ja bëjë jetën e vështirë amerikanëve duke ju nxjerrë në pah dobësitë në mbrojtje. Por më pas duket se amerikanët u shkundën kur panë disavantazhin dhe e kthyen lojën gjithmonë e më në favorin e tyre, duke mos e humbur për asnjë herë tjetër vëmendjen dhe  avantazhin e duke u shpallur kështu, kampionë Bote në turneun e zhvilluar në Spanjë.

                                                                                        Besara Ibraj