Vendimi i Ekzekutivit për sezonin e ri, FSHF u fal klubeve mbi 350 milionë lekë

624
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që klubet të mos paguajnë më për pjesëmarrjen në aktivitetet sportive. Sipas rregulloreve, skuadrat duhej të paguanin disa miliona lekë si kuota për t’u regjistruar në çdo kampionat, por nga sot, ata nuk do ta kenë një detyrim të tillë.
Klubet e Kategorisë Superiore paguanin një kuotë pjesëmarrje prej 1130500 lekësh (të reja), ato të Kategorisë së Parë nga 810000 (të reja) dhe të Kategorisë së Dytë nga 370500 lekë (të reja).
Në njoftimin e FSHF-së bëhet e ditur se përveç heqjes së kësaj kuote, janë miratuar edhe listat e gjyqtarëve, vëzhguesve dhe delegatëve për çdo kategori, si dhe është caktuar ndarja e Kategorisë së Dytë në dy grupe, jug dhe veri.
NJOFTIMI I FSHF-SË
Klubet shqiptare të futbollit nuk do të paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së.
Kështu ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i cili në mbledhjen e radhës kaloi si vendim heqjen e kuotës së pjesëmarrjes së klubeve, nga ky sezon e në vazhdim.
Për pjesëmarrjen në gara do të jetë FSHF e cila do të përballojë financat. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mori vendim që zgjidh tani e një vijim klubet nga një detyrim i tillë.
Kështu, klubet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytë nuk do të paguajnë më Kuotën e Pjesëmarrjes.
Ndërkaq, Komiteti ka miratuar edhe listën e plote për Arbitrat, Vëzhguesit dhe Delegatët për sezonin 2017-2018.
Një tjetër vendim i KE-së në mbledhjen e sotme ishte edhe miratimi i strukturës së Kategorisë së Dytë me ndarjen e dy grupeve, gjeografikisht veri-jug. Ky vendim i hap rrugën edhe shortit të kampionatit për këtë Kategori, i cili do të hidhet në ditët në vijim.
Sigal