Vendimi i CAS/ Ja çfarë shkruajnë mediat serbe pas vendimit të CAS

247
Mediat serbe e kanë cilësuar si skandaloz vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, që i dha tre pikë Shqipërisë, të vlefshme për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, zhvilluar në Beograd për elimininatoret e Euro 2016.
“Ishte Uefa që e regjistori ndeshjen si 0-3 në favor të Serbisë, por më pas CAS vendosi që shqiponjat të marrin tre pikët. Ishte një provokim i qartë nga ana e shqiptarëve pasi ndeshja u ndërpre pas një droni të fushur në fushë me një flamur që mbante të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe, gjë që shkaktoi trazirat mes lojtarëve dhe futjen e tifozëve në fushë,” shkruan media serbe Kurir.
Në deklaratën e CAS shkruhej se “flamuri nuk lëndoi askënd në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por ishin fansat serbë ata që u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare”.