Vendimet e Disiplinës/ Dënon Tiranën dhe paralajmëron Partizanin, gjobitet Kukësi

631
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka shpallur sot vendimet për javën e fundit futbollistike në të gjitha kategoritë e vendit. Bie në sy dënimi i Tiranës me 1 ndeshje pa tifozë, ndërsa Kukësi për sjellje të gabuar të mbështetësve është dënuar me 100.000 (njëqindmijë) lek gjobë.
Vendimet
1. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
2. Lojtari i KF “Teuta”,Masaduhu Alhasan, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF “Kukesi”,Bujar Idrizi , për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF “Kukesi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
5. KF “Besa”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
6. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj dhe hedhje të sendeve ndezëse në fushën e lojës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në ndeshjen e ardhshme.
7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC “Term” U-19, Armand Gapi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Armand Gapi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
8. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” femra , si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.
9. Rrëzimin e kërkesës së F.K “Apollonia” U-19 ,për dëmshperblimin ndaj KF “Butrinti” U-19,si të pa bazuar ne Kodin e Disiplines Sportive.
Sigal