“Vdekje shqiptarëve!”, thirrje raciste në Mal të Zi në finalen e Kupës

242
Sigal

Rikthimi i tifozëve në Malin e Zi ka rikthyer edhe thirrjet antishqiptare në stadiumet vendase. Finalja e luajtur mes Buducnost të Podgoricës me skuadrën e Komunës së Tuzit, Deçiç u shoqërua gjatë të gjithë kohës me thirrje “vdekje shqiptarëve”.

Thirrjet e “Barbarëve”, siç njihen tifozët e skuadrës Buduçnost shkaktuan protesta nga pjesa tjetër e tifozëve, edhe malazezë, ku një pjesë e tyre kërkuan nga gjyqtari i takimit ndërprerjen e ndeshjes, ndërsa përfaqësuesit politikë shqiptarë kërkuan që Buduçnostit t’i hiqet trofeu.

“Kupa duhet t’i hiqet, edhe pse e meritonin fitoren në fushë, por si një mësim në të ardhmen që gjëra të tilla të mos përsëriten më”, deklaroi deputeti shqiptar i Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

Deçiç është skuadër futbolli e qytetit të Tuzlës, në territorin e të cilës shqiptarët banojnë në shumicë absolute.