VAR-i bëhet protagonist, vetëm barazim mes Teutës dhe Skënderbeut në “Niko Dovana”

120
Sigal

Një tjetër duel mbijetese pa fitore në Superiore. Skënderbeu merr barazimin e tretë radhazi që kur Skender Gega u ul ne stol por kjo nuk mjafton për të lëvizur korçarët nga fundi i tabelës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”, Teuta priste pikërisht Skënderbeun në duelin e mbijetesës ku shumë ekipe janë të përfshira në këtë luftë por sot nuk pati fitues.

Duhet thënë se shumë e luftuar dhe e ekuilibruar kjo ndeshje në Durrës ku ekipet mundohen më shumë të jenë sa më mirë në mbrojtje sesa në sulm. Gjithsesi Skënderbeu mund të kishte shënuar me Marën në 38’ e gjithashtu Teuta me Acquah në 41’.

Fraksioni i dytë nuk ndryshon strategjitë e skuadrave por rastin më të mirë e kane miqtë me Dajan Shehin i cili me kokë pothuajse sa nuk shënon.

Teuta përgjigjet me të njëjtën monedhë ku Emiliano Vila me kokë godet traversën teksa sërish rezultati nuk ndryshon deri në fund. Ndërkohë në sekondat shtesë, vendasit arrijnë të shënojnë një gol që shokon miqtë por më pas VAR e anuloi rrjetën e Jazxhi për pozicion të parregullt.

Një barazim që më shumë i shërben Teutës teksa Skënderbeu duhet të bëjë më shumë për të shpëtuar.