Valentino Rossi: I zhgënjyer me vendin e 7-të, motori nuk mu përgjigj

472
Sigal

Valentino Rossi nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij në lidhje me vendin e 7 në pistën e Misano.

“Ishte me të vërtetë e vështirë. Motori nuk mu përgjigj duke ma bërë të vështirë garimin. Kushtet atmosferike ishin komode por nuk arritën të marrim më të mirën. Shpresoja të bëja një garë të mirë për shkak të tifozëve, por nuk ia doli mbanë.

Publiku i Misanos? Në fund ishte një Itali e madhe. Dhuruam një spektakël së bashku me pilotët e tjerë, duke sjellë argëtim te tifozët e pranishëm dhe tek ata që na panë nga televizori besoj. Në të ardhmen shpresoj që të japim dhe pse jo, të marrim më tepër.