Uvil Zajmi: Kur Europa e futbollit tronditej gjysmë shekulli më parë

371
Sigal

Ndeshjet historike: 1971-72, Kupa e Kampioneve, Borusia M-Inter 7-1

Kur Europa e futbollit tronditej gjysëm shekulli më parë!

Nga Uvil  Zajmi

Pas  “Bayern„- „Barcelona“ 8-2, kujtesa më riktheu tek një ndeshje, edhe ajo në Kupën e Kampioneve, zhvilluar në turin e dytë të këtij trofeu më i rëndësishmi kontinental për kohën, paraardhës i Champions League, gati 50-të vite më parë. Borusia M-Inter 7-1. Një  përfundim që tronditi futbollin europian, turpërues për klubin e futbollin italian, por ndryshe, nga ajo e Lisbonës pak ditë më parë, humbjes shokuese të Barcelonës, eliminimit dramë të saj, ndeshja 20 tetorit të 71-shit me një vendim të Komisionit të Disiplinës, u përsërit. Shkak u bë një kanaçe e Coca Colës, procesi gjyqsor,vendimi surprizë i UEFA-s, dy takimet e tjera dhe kualifikimi i Interit deri në finalen ndaj Ajaksit…

Ndeshja e kanaces së Coca Cola-s

E tillë është quajtur ajo përballë zhvilluar gjysëm shekulli më parë: “Ndeshja e kanaçes”. Një „Inter“ ndonëse kampion i Italisë, ka një nënvleftësim, eufori, kjo e shfaqur gjatë qëndrimit dhe në akomodimit në Këln, pa harruar se në përbërje kanë mbetur futbollistë të lodhur e “vjetruar” të trashëguar nga Interi herrerian. Do luhet ndaj një skuadra pak të njohur gjermane, „Borusia M“, por me futboll të shpejtë, modern, me gjigantin biond Netzer në rolin e regjizorit, Bonhof, mesfushorin me goditjen vrasëse, mbrojtësin Vogts, sulmuesin “punta di diamante”, Heynkes,  titullar të kombëtares, të pranishëm para disa muajve në Shqipëri, kur në shkurtin e 1971 fituan minimalisht 1-0 në “Qemal Stafa”. Pa harruar belgun goleador Le Fevre, mesfushorin Vimer. Një formacion përfaqësues e një futboli që pas botërorit 70-të do të shpërthente, si kampione e Europës në ‘72 dhe i Botës më 1974. Në turin e parë pasi kanë eliminuar respektivisht, Inter- Aek(Athinë) 4-2 e 2-3, dhe Borusia-Hibernians 5-0 e 2-1, në turin pasardhës, atë 1/8 shorti I ka vënë përballë. Myncengladbah, 20 tetor 1971: Burossia M-Inter 7-1 (4-1). BorusiaM: Kleff, Vogts, Muller, Sieloff, Bleidich, Bonhaf, Kulik, Vimer, Heynkes, Netzer (81 Vittkamp), Le Fevre. Inter: Vieri 46 Bordon), Oriali, Facchetti,  Bedin, Giubertoni, , Burgnich, Jair, Fabbian, Boninsegna, (29’ Ghio), Mazola , Corso. Tr. G. Invernizzi. Arbitër: Dorpams (Hol). Golat: Heynkes ‘7, ‘48;  Boninsegna 18’; Le Fever 19’, 39’; Netzer 45’, 51’; Sielof (p) 82. Stadium tejmbushur, 30 mijë spektatorë, midis tyre shumë italianë emigrant. Ora 20.30, natë gjermane, me shi, tërren rrëshqitës,  por jo ftohtë. Fillimi është vrasës. Gjermanët sulmojnë, duke imponuar një ritëm të lartë, dhe Inter shpejt është goditur: Në ‘7 Borusia me të jashtëzakonshmin Heynkes, është në avantazh. Inter reagon dhe me një gol të Boninsenjës barazon në të 18-tën. Por, replika gjermane është e menjëherëshme dhe pas një minute, 2-1 me gol të Le Fevre. Ndeshja ka ritëm, e ndërsa në meslojën e parë Boninsenja është duke rivënë në lojë një top nga vija anësore nga publiku fluturon një kanace Coca Cola. I goditur në kokë, Boninsenja shrihet në tokë, dhe një tifozeri agresive në shkallë, ndaj futbollistit italian të aftë të “bëjnë skena” të tilla. Arbitri, e të tjerë nuk kanë kuptuar asgjë fillimisht. Lojartë interistë e kanë rrethuar duke i bërë presion të mbyllë ndeshjen. Ka ndërhyrje, konfuzion, disa minuta ndërprerje, Bonisenga largohet me barrel dhe loja do të rifillojë. Inter tashmë i sigurtë se do e marri në tavilinë 3-0, toleron, loja degjeneron në një rezultat më shumë se tenistik: 7-1. Në fund Korso është përjashtruar nga loja nga arbitri, pasi në nerva e sipër e ka goditur me shkelm atë.

Macola: “Netzer nga frika e largoi kanaçen”  

Gjermanët komandojnë 2-1 kur gjatë një rivenie të topit në lojë, minuta e 28, Boninsenja është goditur në kokë, fillimish u duk si një shishe birre, por më pas u pa që ishte një kanaçe e plotë Coca Cola. “Netzer e mori duke e shkelmuar tek publiku për të zhdukur gjurmët dhe një tifoz e fshehu në xheketë. Në ndihmë më vijnë dy italianë, falë refleseve, njëri prej tyre më hodhi një Coca Cola të tijën. E marr, i drejtohem arbitrit, duke i dorëzuar kanaçen fallso. Falë tyre, nuk kishin humbur gjurmët, të cilat gjermanët tentuan t‘i zhdukin. Për drejtësinë sportive do të ishte një element i rëndësishëm, deciziv” – kujton Sando Mazola, kapiteni i Interit.

Vendimi surprizë i UEFA-s: Jo 3-0, por ndeshje e tretë!

Por ajo që ndodhi më pas është një tjetër histori: Nga njëra anë gjermanët betoheshin se kanaçja ishte e zbrazët, pa shpjeguar se si mundën ta zhdukin atë. Personi që e lëshoi, rezultoi të ishte një tifoz me emrin  Manfred Kriestien, i arrestaur nga policia, i treguar nga një lojtar i Shalke 04, Ervin Kremers, i ulur në publik e pranë tij. Me Boninsenjën e transferuar me  barrela, jashtë fushe në gjëndje konfuze, i zëvendësuar nga Ghio rifillon takimi, por që nuk ka më lojë, garë e fitohet thellë 7-1 nga Borusia. Tashmë Interi e ka mendijne në reklamimin dhe ragimin e UEF-s. Në skenë ngjitet avokati i njohur Prisko, tifoz I skuadrës, me kërkesën e Interit për fitoren në tavolinë, duke nxjerrë e interpretuar argumenta të cilat e bindin komisionin displinora të Uefa-s  të njohë papërgjeshmërinë, mungesën e organizmit të vendasve. Ndonëse gjermanët pretendojnë se hedhësi i kanaçes ishte një italian, por policia vendase ka sqaruar se personi është një holandez, me shtetësi gjermane dhe tifoz i Borusias. UEFA  e mbledhur në Gjenevë, pas debatesh të ashpra, në mesnatë merr vendimin surprizë: Anullimin e ndeshjes, mos njohjen e rezultatit, jo aforfe 3-0, por përsëritjen e ndeshjes në një fushë asnjanëse, 100km larg, pasi në rregulloren e saj, nuk ishte parashikuar një rast i tillë. Futbollisti i Interit, Mario Korco skualifikohet dy vite nga UEFA, në ndeshjet ndërkombëtare. Fillimisht do të luhet takimi dytë dhe pas tij, ai i anulluar nga UEFA.

Inter, nga humbja turpëruese, në triumf dhe finalja me Ajaksin

Dhe historia nuk do të ndalet këtu. Pas polemikave në distancë, reagimeve të klubeve, situatës së ndezur sërish në fushë në 180 minuta dramatike, me gola, emocione, dhe Inter që arrin të kualifikohet. E dyta, 3 nëndor gjermanët zbresin në Milano, dhe qëndrojnë në një hotel në periferi duke kërkuar të jenë në ruajtjen e të shoqëruar nga policia. Ndeshja, Inter-Borusia M 4-2(2-1). Golat: 10’Belugi, 13 Boninsegna, 38’ Le Fevre, 58 Jair, 89’ Vitkamp, 90’ Ghio. Arbitër: Scheurer (Zvicër). Një takim i paharruar, në një San Siro jashtë cdo kapaciteti, ndeshje e trasmetuar nga Rai, e ndjekur edhe në Tiranë. Një triumf zikaltër, me gola të Beluxhit, Bonisenjës në pjesën e parë dhe Le Fever që shkurton distancën. Me fillimin e të dytës, gol i shpejtë i brazilianit Jair, ngushton Ëitkam, dhe Ghios që ka zevendësuar Jair në minutën e fundit duke devijuar në rrjetë një top pa pretendime. 4-2 një humbje shokuese për kampionët e Gjermanisë, pas triumfit 7-1 por pa vlerë në të parën.  Tani do të luhet e treta, dhe Inter ka një avantazh prej dy golave. 1 Dhjetor, fushë asnjanëse, Stadiumi Olimpik  në Berlinin Perendimor, Borussia M-Inter 0-0. Mbrëmje dimri, në një terren të mbuluar nga mjegulla. Një barazim që i takon historisë së Kupës së Kampioneve. As 17-kornet, presionit pa mbarim të gjermanëve, një penallti të humbur nga Sieloff. Me protagonist portjerin Bordon, rezerva e Vierit (ky ka luajtur me FC Torinon në Tiranë ndaj Partizanit më 1968), as njëzetvjeçar i ka pritur të gjitha, bashkë me një penallti, heroi i takimit ndaj “I draghi” della Borussia që është mbyllur 0-0, nën drejtimin e një arbitrimi rigoroz të anglezit Taylor”-shkruan shtypi italian i kohës. Dhe nga rezultati eliminues, i bujshëm, tronditës, që do të mbetej një turp i madh jo vetëm në historinë klubit, në vite një njollë e zezë, ai 7-1 turpërues, Inter kalon turin. Luan në cerekfinale duke u kualifikuar me Standart L pas 1-0 dhe humbjes 2-1, pas dy barazimeve 0-0 në gjysëmfinale me Celtik, arrin të kualifkohet 5-4 me panallti në Gllasgou dhe në finalen e Roterdamit humbet 0-2 ndaj Ajaks, me dy gola të Krujf. I konsideruar fundi i futbollit mbrojtës të katanacios italiane, pas dështimit në Muncengladbah, pas humbjes së thellë 7-1, dhe triumfit të Borusias, historia e atij edicioni nuk do të ndryshonte, me Interin e Macolës, Boninsenjës, protagonist deri në finale. Krejt ndryshe ajo e Barcelonës pas 50 vitesh!.