Uruguai nuk ndalet, tjetër gol në pjesën e parë ndaj Rusisë

477
Sigal

Në “Samara Arena” po luhet sfida e Grupit A të Botërorit mes Uruguait dhe Rusisë, e cila vlen për vendin e parë.

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, me një goditje dënimi në minutën e 10-të kalon Uruguain në avantazh.

Uruguaianët nuk ndalen dhe në të 24’ shënojnë dhe golin e dytë.   Laxalt gjuan nga jashtë zone dhe topi devijohet nga një mbrojtës rus, duke përfunduar në rrjetë.